‘Ronaldo, Di Stefano i shekullit 21’

Legjenda e Real Madridit, Francisco Gento është i bindur se Cristiano Ronaldo është Alfredo Di Stefano i shekullit 21, pas formë briliante që është duke treguar kohëve të fundit me fanellën e Los Blancos.

Sport

11/11/2014 13:37

Ish-lojtari i Spanjës, Gento, nuk kishte asgjë tjetër përpos lëvdata të shumta në drejtim të Ronaldos, të cilin e ka krahasuar me legjendën e Realit, Di Stefanon.

“A është Ronaldo trashëfimtar i denjë i Di Stefanos? Po. Di Stefano ishte idoli im. Ai ishte i shkëlqyer”, tha Gento për AS.

“Ai arriti këtu në moshën 27 vjeçare dhe shënoi gola në një periudhë e cila ishte shumë e mirë për Real Madridin”.

“Cristiano është një lojtar i tillë. Ai është Di Stefano i këtij shekulli. Të dy këta yje, do të mbesin çdo herë në histori. Unë kam shënuar 12 apo 13 gola në ligë dhe më dukej shumë e vështirë, ndërsa Ronaldo i arrin këto gjëra me lehtësi shumë të madhe”.

“Ronaldo e meriton Topin e Artë. Ai do të fitojë gjithçka që dëshiron”, përfundoi Gento deklaratën e tij për të përditshmen spanjolle, AS.