Ronaldo dhe Ramos i kërkuan këtij ylli të Bayernit të transferohet në Real Madrid

Robert Lewandowski mund të transferohet në Real Madrid, së paku kjo është dëshira e Cristiano Ronaldos dhe Sergio Ramosit.

Sport

21/04/2017 21:50

Të dy këta të fundit, në përballjen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Bayern Munich, i kanë kërkuar sulmuesit polak që të largohet nga gjigantët gjerman, për t’iu bashkuar skuadrës mbretërore.

AS shkruan se dy yjet e Real Madridit, kanë folur me yllin polak pas ndeshjes në të cilën Real Madridi e eliminoi Bayernin.

Po kjo media, shkruan se Lewa nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të lëvizur në kryeqytetin spanjoll./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy