Ronaldo dhe Georgina injorojnë keq Realin me veprimin e fundit!

Cristiano Ronaldo – Florentino Perez, vazhdon të mbetet mister problemi që kishin pasur sulmuesi dhe numri një i klubit të Real Madridit, që dërgoi drejt ndarjet në muajin korrik.

Sport

03/08/2018 11:59

Ronaldo u largua nga Reali pas nëntë vjetësh duke u transferuar në Juventus.

Për shkak të raporteve aspak të mira mes Perezit e CR7, ky i fundit nuk deshi ceremoni lamtumirës.

Tani, disa ditë pas transferimit në Juventus, për të vërtetuar se diçka e madhe ka ndodhur mes klubit dhe Ronaldos, ky i fundit, së bashku me të dashurën, Georgina Rodriguez, sipas AS – ia kanë bërë ‘Unfollow’ Real Madridit në rrjetin social “Instagram”.

Teksa më pas, dytë ia kanë bërë “follow” Juventusit, klubit me të cilin Ronaldo ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare.

Ronaldo ndjek vetëm 421 veta, ndërsa atë e ndjekin 138 milionë njerëz në gjithë botën, kurse Georgina ndjek vetëm 142 persona, kurse ndiqet nga 6.8 milionë njerëz.

CR7 i është bashkuar ditë më parë Juves në stërvitje dhe po punon shumë që të nisë furishëm aventurën me “zonjën e Vjetër”.