Ronaldo dhe Benzema, në histori

Prej formatit të ri të Ligës së Kampionëbe më 1992, asnjë dyshe sulmuese nuk ka realizuar më shumë gola se Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema. Dy yjet e Real Madridit kanë shënuar bashkërisht 80 gola.

Sport

03/10/2014 12:23

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema janë dyshja sulmuese më e mirë në histori të Ligës së Kampionëve. Kështu thonë statistikat.

Dyshja e Real Madridit ka realizuar 80 gola, më shumë se cilido çift sulmues i ndonjë skuadre tjetër në formatin e ri të garës kryesore kontinentale për klube.

Nga viti 1992, kur gara mori emrin Liga e Kampionëve, askush nuk ka shënuar më shumë se madrilenët.

Më së afërmi prej tyre janë Lionel Messi e Pedro Rodriguez nga Barcelona me 75 gola mes tyre.

Ronaldo në veçanti e ka filluar furishëm edicionin e ri dhe lehtë mund të ndodhë që ta mbyll atë me një statistikë edhe më të jashtëzakonshme të golave.

Por, sigurisht, edhe me ndihmë nga Benzema.