Ronaldo dhe Bale janë shëndosh e mirë

Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale kanë stërvitur me futbollistët e tjerë të Real Madridit, para ndeshjes me Osasunën të dielën. Ata do të jenë plotësisht gati për Bayern Munichun.

Sport

25/04/2014 16:44

Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale kanë stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit të Real Madridit para ndeshjes me Osasunën të shtunën në La Ligë.

Ylli portugez dhe ai uellsian kanë vuajtur nga problemet fizike në javët e fundit edhe pse Ronaldo luajti si titullar kundër Bayern Munichut në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, ndërsa Bale u inkuadrua në vend të tij në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Mirëpo, ata janë stërvitur të premten dhe pritet të jenë në dispozicion për duelin e së shtunës, para ndeshjes së kthimit me Bayernin të martën.

Derisa Ronaldo dhe Bale u shfaqën shëndosh e mirë, në stërvitje nuk u paraqitën Pepe dhe Karim Benzema.