Ronaldo, Benzema, Real Madrid humb edhe një super futbollist (FOTO)

Toni Kroos i është bashkuar listës së mungesave të Real Madridit për ndeshjen kundër Real Sociedadit, të shtunën.

Sport

29/04/2016 15:41

Karim Benzema, Cristiano Ronaldo, tani edhe Toni Kroos.

Real Madrid do të jetë edhe pa mesfushorin gjerman për ndeshjen e ardhshme në La Ligë kundër Real Sociedadit, të shtunën.

Trajneri Zinedine Zidane ka vendosur ta pushojë Kroosin për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, përcjell “Lajmi.net”.

Lista: Keylor Navas, Casilla e Yáñez; Varane, Pepe, Ramos, Nacho, Marcelo, Carvajal e Danilo; James, Casemiro, Bale, Kovacic, Modric, Isco; Lucas Vázquez, Jesé, Borja Mayoral.