Ronaldo bëhet legjendë

Cristiano Ronaldo është bërë legjendë e Ligës së Kampionëve. Ylli portugez i ka shënuar 16 gola brenda një sezoni në këtë kompeticion, duke e kaluar rekordin e Messit dhe Altafinit.

Sport

29/04/2014 22:42

Cristiano Ronaldo ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve. Ylli portugez u bë legjendë e këtij kompeticioni pas golave të shënuar në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut sonte.

Përfaqësuesi portugez e mori një top të mirë nga Gareth Bale dhe shënoi në minutën e 34-t, ndërsa në fund e realizoi golin e dytë personal nga gjuajtja e lirë.

CR7 arriti në kuotën e 16 golave nga 10 ndeshje të zhvilluara, duke kryesuar i vetëm në këtë listë dhe duke i lënë prapa rekordin e deritashëm të Messit dhe Altafinit.

Ndërkohë, 29 vjeçari e barazoi Messin, në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Championsit.

Golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampionëve, sezon pas sezoni

2013/14: Cristiano Ronaldo (Real Madrid Cf) – 16 gola

2012/13: Cristiano Ronaldo (Real Madrid CF) – 12

2011/12: Lionel Messi (FC Barcelona) – 14

2010/11: Lionel Messi (FC Barcelona) – 12

2009/10: Lionel Messi (FC Barcelona) – 8

2008/09: Lionel Messi (FC Barcelona) – 9

2007/08: Cristiano Ronaldo (Manchester United FC) – 8

2006/07: Kaká (AC Milan) – 10

2005/06: Andriy Shevchenko (AC Milan) – 9

2004/05: Ruud van Nistelrooy (Manchester United FC) – 8

2003/04: Fernando Morientes (AS Monaco FC) – 9

2002/03: Ruud van Nistelrooy (Manchester United FC) – 12

2001/02: Ruud van Nistelrooy (Manchester United FC) – 10

2000/01: Andriy Shevchenko (AC Milan) – 9

1999/00: Mário Jardel (FC Porto), Rivaldo (FC Barcelona), Raúl González (Real Madrid CF) – 10

1998/99: Andriy Shevchenko (FC Dynamo Kyiv), Dwight Yorke (Manchester United FC) – 8

1997/98: Alessandro Del Piero (Juventus) – 10

1996/97: Milinko Pantić (Club Atlético de Madrid) – 5

1995/96: Jari Litmanen (AFC Ajax) – 9

1994/95: George Weah (Paris Saint-Germain) – 7

1993/94: Ronald Koeman (FC Barcelona), Wynton Rufer (SV Werder Bremen) – 8

1992/93: Romário (PSV Eindhoven) – 7