Ronaldo bëhet gati për Bayernin

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë të mërkurën mbrëma për Real Madridin në finalen e madhe kundër Barcelonës në Copa del Rey. Mirëpo, ylli portugez synon të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut. E përditshmja sportive spanjolle AS ka njoftuar se Ronaldo – i cili vuan…

Sport

15/04/2014 09:41

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë të mërkurën mbrëma për Real Madridin në finalen e madhe kundër Barcelonës në Copa del Rey.

Mirëpo, ylli portugez synon të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut.

E përditshmja sportive spanjolle AS ka njoftuar se Ronaldo – i cili vuan nga një problem muskulor – nuk do të jetë në fushë për duelin me gjigantin katalan të mërkurën në stadiumin Mestalla në Valencia, mirëpo ai është duke punuar nga pesë orë në ditë në mënyrë që të rikuperohet me kohë për ndeshjen e parë kundër Bayernit në Santiago Bernabeu më 23 prill.

Mungesa e Ronaldos vërehet shumë në lojën e Realit dhe dëshmia erdhi në humbjen 2:0 në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

Mirëpo, ai dëshiron të bëjë çmos që të jetë prezent ndaj Bayernit.