Ronaldo befasohet nga futbollisti shqiptar

Pas 17 xhirove në Spanjë, Bardhi renditet në mesin e 30 golashënuesve më të mirë në La Liga, me katër finalizime, besoni apo jo, aq ka edhe Cristiano Ronaldo.

Sport

01/01/2018 13:42

Bardhi ka shënuar katër gola në La Liga, aq sa Cristiano.

Mesfushori shqiptar i talentuar, Enis Bardhi, po vuan në ndeshjet e fundit të gjejë golin në La Liga me Levanten, por 22 vjeçari mund të krenohet me faktin se tani për tani është i barabartë me CristianoRonaldon, kuptohet, sa i përket golave.

Pas 17 xhirove në Spanjë, Bardhi renditet në mesin e 30 golashënuesve më të mirë në La Liga, me katër finalizime, besoni apo jo, aq ka edhe Cristiano Ronaldo.