Ronaldo barazon rekordin madhështor të Messit

Me dy golat e shënuar në pjesën e parë kundër Schalkes, Ronaldo ka arritur të barazojë rekordin e Messit si golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, ndërsa e ka kaluar atë sa i përket golave të shënuara në të gjitha garat, pasi portugezi ka 78 gola teksa Messi 76.

Sport

10/03/2015 21:40

Ronaldo arriti që të shënojë dy gola në pjesën e parë në Bernabeu në përballjen kundër skuadrës së Schalkes.

Ai kështu arriti të barazojë Messin sa i përket golashënuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, pasi të dy lojtarët ndajnë nga 75 gola në këtë garë.

Përndryshe, sfida për këtë epitet do të jetë shumë e madhe, pasi të dy lojtarët kanë edhe shumë ndeshje dhe disa vite tjera për të zhvilluar në këtë garë gjatë të ardhmes.

Përndryshe, në të gjitha garat europiane, Ronaldo ka shënuar deri tani 78 gola, ndërsa Messi 76 aq sa ka edhe Rauli.