Ronaldo barazon golat e Messit

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi me mesatare të ngjashme të golave gjatë këtij sezoni në të gjitha garat.

Sport

15/12/2017 11:00

Cristiano Ronaldo ka realizuar 15 gola deri më tani gjatë këtij sezoni.

Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar 4 herë në La Ligë, 9 gola në Ligën e Kampionëve, 1 në Superkupën e Spanjës dhe 1 në Kampionatin botëror për klube.

Bilancin e arriti në 20 ndeshje zyrtare ose 1636 minuta lojë, një gol çdo 109.1 minuta lojë, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, rivali i tij nga Barcelona, Lionel Messi ka mesatare të ngjashme me një gol çdo 108.5 minuta lojë.

Por, Messi ka shënuar 18 gola përfshirë 14 në La Ligë, 3 në Ligën e Kampionëve dhe 1 në Superkupën e Spanjës. /Lajmi.net/