Ronaldo-Bale, më mirë se Messi-Neymar

Ish mesfushori i Real Madridit, Jose Maria Gutierrez ‘Guti’, beson se transferimi i Gareth Bale në Santiago Bernabeu bëri që gjiganti madrilen të krijojë dyshen sulmuese më të mirë në ligë. Ai beson se uellsiani së bashku me Cristiano Ronaldon janë më të mirë se dy sulmuesit kryesorë të Barcelonës, Lionel Messi dhe Neymar. “Nuk…

Sport

21/09/2013 09:44

Ish mesfushori i Real Madridit, Jose Maria Gutierrez ‘Guti’, beson se transferimi i Gareth Bale në Santiago Bernabeu bëri që gjiganti madrilen të krijojë dyshen sulmuese më të mirë në ligë.

Ai beson se uellsiani së bashku me Cristiano Ronaldon janë më të mirë se dy sulmuesit kryesorë të Barcelonës, Lionel Messi dhe Neymar.

“Nuk ka shumë futbollistë në shitje për atë çmim. Bale ishte më i miri dhe ne jemi të lumtur që ai iu bashkua Real Madridit”, deklaroi Guti.

“Ronaldo dhe Bale ose Messi dhe Neymar? Ronaldo dhe Bale për mua. Ata ju japin më shumë opsione në ndeshje kur gjërat nuk janë duke shkuar sipas planit. Ata janë shumë të shpejtë”, përfundoi ai.