Ronaldo agjentit të tij: Bëje sa më parë këtë gjë për mua

Cristiano Ronaldo thuhet se i ka kërkuar agjentit të tij rikthimin te Manchester Unitedi.

Sport

18/06/2017 20:31

Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, prioritet i Ronaldos është që të kthehet në Manchester United.

Gazetari italian thekson se CR7 i ka kërkuar agjentit të tij Jorge Mendes të bëjë ‘çdo gjë që është e mundur’  për t’u rikthyer në ‘Old Trafford’.

PSG janë të gatshëm të shpenzojnë gjithçka që duhet për të nënshkruar yllin e Real Madrid, por Ronaldo, do të preferonte të kthehej në Old Trafford ku pati gjashtë vite të jashtëzakonshme dhe të suksesshme në karrierën e tij, duke fituar Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë./Lajmi.net/