Ronaldo afër një rekordi të padëshiruar

Cristiano Ronaldo nuk e ka imagjinuar një start të dobët të kampionatit në La Liga.

Sport

29/09/2017 23:49

Në fakt, portugezi në katër ndeshjet e para të ligës elitare spanjolle nuk u paraqit në fushë pasi që ishte i dënuar shkaku i një kartoni të kuq.

CR7 nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në dy ndeshjet e para që ka luajtur me Real Madrid.

Kjo do të thotë se ai është 90 minuta larg nisjes më të keqe në kampionatin spanjoll.

Asnjëherë nuk kishte ndodhur që ai të mos shënonte në ndeshjet e para të kampionatit që nga koha kur u transferua te Real Madridi.

Në fakt, ai në sezonin 2010-11 ka shënuar kundër Real Sociedadit pasi kishte dështuar ta bënte një gjë të tillë në dy ndeshjet e para të kampionatit kundër Mallorcas dhe Osasunas.

Hera e fundit që portugezi nuk ka arritur të shënojë në dy ndeshjet e para ka qenë dy vite më parë, por ka shënuar kundër Espanyolit, kundërshtari i radhës i Los Blancos.