Ronaldo afër Messit

Sonte në mbrëmje do të mësojmë se kush është futbollisti më i mirë në botë për vitin 2013. FIFA, në bashkëpunim me magazinën sportive franceze France Football do të shpallin fituesin e Topit të Artë. Në garë janë tre finalistë: Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Franck Ribery. Sipas njoftimeve të fundit, ylli i Real Madridit…

Sport

13/01/2014 07:00

Sonte në mbrëmje do të mësojmë se kush është futbollisti më i mirë në botë për vitin 2013.

FIFA, në bashkëpunim me magazinën sportive franceze France Football do të shpallin fituesin e Topit të Artë. Në garë janë tre finalistë: Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Franck Ribery.

Sipas njoftimeve të fundit, ylli i Real Madridit është favorit për të fituar çmimin edhe pse mesfushori Ribery e mbylli vitin 2013 me pesë tituj të fituar për Bayern Munichun.

Sulmuesi i Barcelonës, Messi, konsiderohet me më pak gjasa, pasi kaloi një vit gjatë së cilit pësoi disa lëndime të shpeshta edhe pse e mbylli vitin me dy tituj të kampionit, në La Ligë dhe Copa del Rey.

Për më tepër, argjentinasi është fitues i Topit të Artë në katër edicionet e fundit.

Garë e nxehtë, nuk ka dyshim. Por, një tjetër fakt interesant nga gala mbrëmja në Zurich do të jetë qëndrimi i Ronaldos, krah për krah me Messin.

Sipas medieve spanjolle ata të dy do të jenë të ulur pranë njëri tjetrit. A do të bisedojnë ata? A do ta urojnë njëri tjetrin? Kamerat do të jenë mbi ta, pa e lënë anash Riberyn.