Ronaldo 60-55 Messi (Foto)

Ditët kur do të publikohet fituesi i Topit të Artë tashmë janë duke u afruar, teksa më poshtë ne ju kemi sjellur statistikat kryesore të Ronaldos dhe Messit, sa i përket golave të shënuara në vitin 2014.

Sport

14/12/2014 10:57

Ronaldo është favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë, pasi ka qenë në një formë të shkëlqyer këtë sezon, duke mos harruar këtu triumfin në Ligën e Kampionëve.

Portugezi ka shënuar 60 gola në këtë vit. 54 nga këto gola janë shënuar me fanellën e Realit teksa vetëm gjashtë i ka shënuar me Portugalinë.

Në anën tjetër, argjentinasi ka arritur të shënojë 55 gola në këtë vit, 48 prej të cilave i ka shënuar me Barcelonën ndërsa shtatë me Argjentinën.

Në ndeshjen e fundit, Ronaldo ka arritur të shënojë dy gola, teksa Messi nuk ka shënuar asnjë, në barazimin e Barcelonës pa gola kundër Getafes.