Ronaldo, 58:58

Me golin e shënuar në takimin e sotëm kundër Schalkes, Ronaldo ka arritur të shënojë 58 gola në 58 takime me fanellën e Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/02/2015 23:44

Shifrat e Ronaldos sa i përket golave të shënuara me skuadrën e Real Madridit janë me të vërtetë të pabesueshme.

Që nga transferimi i tij në Santiago Bernabeu nga Manchester United, Ronaldo ka arritur të shënojë 58 gola në 58 ndeshje të luajtura me fanellën e Los Blancos në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, portugezi mbetet prapa Messit sa i përket golashënuesit më të mirë në historinë e kësaj gare. Ai është në vendin e dytë të kësaj liste.