Ronaldo, 17 mijë euro për një natë pushim (FOTO)

Futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo edhe këtë vit do t’i kalojë pushimet verore në ishullin Tagomago.

Sport

30/05/2015 13:00

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk përton të shpenzojë sa u përket pushimeve verore.

Ai pëlqen t’i shijojë vendet më lukzose, përfshirë një plazh fantastik në një ishull në Ibiza.

Në vitin e kaluar, ai pushoi në ishullin Tagomago, ndërsa edhe këtë vit pritet të jetë aty, ka njoftuar tabloidi britanik “Mirror”.

Ky ishull është një nga vendet më të shtrenjta për pushime, me vetëm një natë qëndrimi aty që kushton gati 17 mijë euro.

1800x1249xMessi-vs-Ronaldo-wallpaper-best-el-clasico-barcelona-real-madrid-comparison-statistic-images-photos.jpg.pagespeed.ic.te_c-SNmhn