Ronaldo, 13 gola në 11 ndeshje

Cristiano Ronaldo është një makineri e vërtetë e golit. Ylli portugez ka realizuar 13 gola në 11 ndeshjet e fundit. Në përgjithësi këtë sezon ka shënuar 51 gola nga 45 ndeshje zyrtare, respektivisht 1,13 gol për ndeshje.

Sport

27/04/2014 11:43

Me dy golat e shënuar ndaj Osasunas, Cristiano Ronaldo demosntroi se vazhdon të mbetet futbollisti më i mirë në botë.

Numrat dhe statistikat e yllit portugez sigurisht se e friksohjnë Bayern Munichun, para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kështu, CR7 ka realizuar 13 gola në 11 ndeshjet e fundit, përkundër mungesës në tri ndeshje, për shkak të lëndimit.

Ai realizoi dy gola ndaj Schalkes në Ligën e Kampionëve, për të vazhduar me Atletico Madridin (1), Levanten (1), Malagan (1), Barcelonën (1), Schalken (2), Sevillan (1), Rayo Vallecanon (1), Borussia Dortmundin (1) e Osasunan (2), ndërsa nuk arriti të shënonte vetëm ndaj Bayern Munichut në Champions.

Në këtë sezon, Ronaldo ka realizuar 51 gola në 45 ndeshje zyrtare, me një mesatare fantastike prej 1,13 goli për ndeshje.

Ronaldo ka shënuar 30 gola në La Liga, ku momentalisht është Pichichi, 14 në Ligën e Kampionëve, katër me Portugalinë dhe tri në Kupë.

CR7 e ka barazuar rekordin e Altafini, Van Nistelrooy e Messi, me 14 gola në Champions, ndërsa është vetëm dy gola prapa argjentinasit të Barcelonës, në listën e përgjithshme të golave në këtë kompeticion. Messi ka 67, kurse Ronaldo 65.