Ronaldo, 100 ndeshje në Evropë

Dueli kundër Copenhagenit të mërkurën, do të jetë i 100-ti i Cristiano Ronaldos në gara evropiane për klube. Ylli portugez deri më tani ka bërë 93 paraqitje në Ligën e Kampionëve, katër në fazën kualifikuese dhe dy në Kupën UEFA. Përveç kësaj, bilanci i tij i golave në 99 paraqitjet e deritashme në gara evropiane…

Sport

01/10/2013 11:01

Dueli kundër Copenhagenit të mërkurën, do të jetë i 100-ti i Cristiano Ronaldos në gara evropiane për klube. Ylli portugez deri më tani ka bërë 93 paraqitje në Ligën e Kampionëve, katër në fazën kualifikuese dhe dy në Kupën UEFA.

Përveç kësaj, bilanci i tij i golave në 99 paraqitjet e deritashme në gara evropiane për klube është i jashtëzakonshëm. Ronaldo ka realizuar në total 54 gola, 38 për Real Madridin kurse 16 me Manchester Unitedin.

Ndërsa, në Evropë luajti edhe si futbollist i Sporting Lisbonës. Ronaldo do të synojë të vazhdojë bilancin sensacional në Evropë në duelin kundër Copenhagenit në duelin e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Dhe, skuadra daneze përfaqëson kundërshtar ideal në mënyrë që at të përmirësojë bilancin e golave. Ai e nisi edicionin e ri të Ligës së Kampionëve duke realizuar het-trik në fitoren 6-1 në udhëtim te Galatasaray.