Ronaldinho zgjedh futbollistin më të mirë në botë (FOTO)

Ronaldinho thotë se përkundër humbjeve në finale me Argjentinën, Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.

Sport

17/07/2016 16:46

Ronaldinho nuk ka dyshime, ai thotë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.

Përkundër humbjeve në finale me Argjentinën, braziliani thekson se sulmuesi i Barcelonës është më i mirë se të gjithë të tjerët.

“Për mua nuk ka rëndësi që Messi ka humbur katër finale me Argjentinën, kjo nuk ndryshon asgjë. Ai edhe më tej është më i miri”, tha Ronaldinho, përcjell “Lajmi.net”.

“Nëse me të vërtetë largohet nga përfaqësuesja, do të jetë humbje për futbollin, asgjë më shumë”, u shpreh ai.