Ronaldinho transferohet atje ku nuk e priste askush

Ronaldinhon mund të transferohet në Premierligë.

Sport

04/01/2016 08:12

Vëllai dhe agjenti i Ronaldinhos, Roberto, ka deklaruar se futbollisti ka mundësi të transferohet në Premierligën Angleze.

“Ai i ka disa oferta nga skuadrat angleze. Azia apo SHBA-të janë më të mundshme”, ka deklaruar Roberto, përcjell Lajmi.net nga Goal.

“Ai akoma dëshiron të luajë. Nuk pa pasur kurrë lëndime serioze dhe trupi i tij është në gjendje perfekte. Mendoj që ai mnd të luajë edhe tre apo katër vite, ndoshta edhe më shumë”, shtoi ai.

Ronaldinho momentalisht është lojtar i lirë, pasi u largua nga Fluminense.