Ronaldinho në PSG?

Mos u befasoni nëse më 2014, Ronaldinho do të luajë përkrah Zlatan Ibrahimovicit në Paris Saint-Germain. Sulmuesi brazilian gjatë një bisede me televizionin francez Canal+ ka bërë të ditur se nuk ka asgjë kundër përfundimit të karrierës në klubin ku luajti gjatë periudhës 2001-2003. “PSG sot është skuadër shumë e fortë, ekip i shkëlqyeshëm. Edhe…

Sport

07/10/2013 20:15

Mos u befasoni nëse më 2014, Ronaldinho do të luajë përkrah Zlatan Ibrahimovicit në Paris Saint-Germain.

Sulmuesi brazilian gjatë një bisede me televizionin francez Canal+ ka bërë të ditur se nuk ka asgjë kundër përfundimit të karrierës në klubin ku luajti gjatë periudhës 2001-2003.

“PSG sot është skuadër shumë e fortë, ekip i shkëlqyeshëm. Edhe pse aktualisht nuk mendoj për të ardhmen, PSG është klub ku pa dyshim se do të ishte bukur të përfundoj karrierën”, deklaroi anëtari i Atletico Mineiros.

Mediet franceze raportojnë se ekziston mundësia që Ronaldinho të rikthehet në Paris gjatë afatit kalimtar të janarit në mënyrë që të sigurojë një vend në Kombëtaren e Brazilit për Kampionatin botëror 2014.