Ronaldinho në MLS

Ronaldinho mund të transferohet në Major League Soccer, pas përfundimit të aventurës me skuadrën meksikane, Queretaro, në qershor.

Sport

30/04/2015 13:56

Ronaldinho është i gatshëm të largohet nga Meksika për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka publikuar deklarata të babait të yllit brazilian që ka thënë: “Ronaldinho do të luajë në Queretaro deri në fund të qershorit, pastaj do të kërkojmë një klub të ri”.

“MLS ka nevojë për futbollistë që zgjojnë vëmendje mediale. Gjithçka mund të ndodh por ende nuk kam kontaktuar me ndonjë klub”, u shpreh ai.