Ronaldinho lëshon shtëpinë me qira për Botëror

Ronaldinho nuk është pjesë e ekipit të Brazilit për Kampionatin botëror. Mirëpo, sulmuesi i mirënjohur synon të përfitojë gjatë zhvillimit të garës. Ai ofron shtëpinë e tij me qera, me çmim prej 15 mijë dollarë në natë.

Sport

24/05/2014 14:44

Ronaldinho nuk është përfshirë në ekipin e Brazilit për Kampionatin botëror, por ai tani është në një mision tjetër.

Sulmuesi i mirënjohur ka bërë të ditur se e ka shpallur shtëpinë e tij në Rio de Janeiro me qira, për gjatë zhvillimit të garës më të rëndësishme të futbollit botëror.

Shtëpia luksoze në lagjen Barra da Tijuca ka pesë dhoma të fjetjes, një pishinë jashtë saj dhe enterier mjaft të bukur. Njësoj si pamja e saj ashtu qëndron edhe çmimi.

Një natë në shtëpinë e Ronaldinhos kushton 15.000 dollarë. Nëse nuk i keni problem paratë, atëherë mos hezitoni.

Një shtëpi nga druri dhe një frigorifer vetëm për birra? Ia vlen çdo cent.