Ronaldinho i vetëm e shkatërroi këtë formacion të Realit (Foto)

Legjenda e Barcelonës, Ronaldinho, padyshim që është njëri ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Përpos shumë arritjeve të mëdha, ai gjithashtu ka arritur që të jetë lojtari i parë i Barcelonës që duartrokitet në Bernabeu nga fansat e Realit.

Sport

03/01/2015 23:29

El Classico e vitit 2005 e luajtur në Santiago Bernabeu do të jetë përballja që nuk do të harrohet kurrë, pasi ishte njëra ndër ndeshjet më të mëdha në karrierën e Ronaldinhos.

Ai shkëlqeu në këtë takim, duke bërë ‘hajgare’ me mbrojtjen e Realit. Braziliani shënoi dy gola dhe krijoi spektakël, e cila ishte arsyeja që fansat e Realit u ngritën në këmbë dhe filluan ta duartrokasin atë.

Modestia dhe klasi i tij, arriti që i vetëm ta shkatërrojë një formacion me yjet e Realit, që ishte i përbërë nga Rauli, Zidane, Roberto Carlos, Ramos dhe shumë të tjerë.

Video