Ronaldinho gjen klubin e ri

Klubi meksikan Queretaro nuk dëshiron që ylli brazilian Ronaldinho të jetë anëtar i ekipit në edicionin e ardhshëm.

Sport

10/06/2015 14:48

Ronaldinho do të largohet nga Queretaro, për t’u transferuar në Los Angeles Galaxy.

Klubi meksikan nuk dëshiron që ylli brazilian të jetë anëtar i ekipit në edicionin e ardhshëm.

Trajneri Victor Manuel Vucetich ka konfirmuar se Ronaldinho mund të largohet nga klubi.

“Kemi nevojë për futbollistë që janë në zhvillim e sipër, jo të atyre që janë në rënie. Largimi i Ronaldinhos do të varet nga shumë faktorë, por synimi ynë është që ai të mos mbetet me ne”, deklaroi Vucetich për të përditshmen sportive franceze “L’Equipe”.