Ronaldinho gjen ekipin e ri

Ronaldinho do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ylli brazilian është shumë pranë marrëveshjes për transferim te New York Red Bulls.

Sport

01/08/2014 17:16

E ardhmja e Ronaldinhos do të jetë në Major League Soccer. Sipas “Uol Esporte”, ylli brazilian është shumë afër transferimit në New York Red Bulls.

Ish futbollisti i gjigantëve evropianë si Barcelona e Milan, është larguar nga Atletico Mineiro pas përfundimit të kampionatit në Brazil dhe është në kërkim të një skuadre të re.

Ai duket se e ka gjetur atë sepse njoftimet e fundit sugjerojnë se vëllai, njëkohësisht menaxheri i tij Roberto de Asis është takuar me përfaqësuesit e New York Red Bulls për të diskutuar rreth detajeve të fundit para zyrtarizimit të marrëveshjes.

Ronaldinho në New York do të bashkohej me Thierry Henryn, me të cilin luajti te Barcelona.