Ronaldinho: Barcelona – PSG, kjo do të ndodhë në “Camp Nou”

Ronaldinho beson në rikthimin e madh të Barcelonës.

Sport

24/02/2017 08:25

Ronaldinho beson se humbja e Barcelonës nga Paris Saint-Germain me rezultat 4:0 ishte një moment i fatit të keq.

Por, ai është i sigurt se gjërat do të ndryshojnë në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve në Camp Nou.

“Barcelona i ka ende futbollistët më të mirë në botë”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Në këtë periudhë duket se mbizotëron fati i keq. Por, jam i sigurt se gjërat do të kthehen në normalitet në ndeshjen në Camp Nou”, u shpreh Ronaldinho. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6