Romës po ia marrin yllin kryesor të skuadrës

Roma është vënë në alarm për disa lojtarë të skuadrës.

Merkato

15/11/2018 14:14

Roma ka marr disa oferta për lojtarët e tyre, andaj në janar do të luftoj që t’i mbaj ata në skuadër.

Liverpool dhe Manchester City, janë vënë pas yllit të skuadrës italiane, Cengiz Under, përcjell “lajmi.net”.

Talenti turk është fuke kaluar nëpër një formë të artë në këtë sezon, andaj dy skuadrat angleze e duan transferimin e tij.

Roma nuk dëshiron ta shet atë, pasi e konsideron si pjesë të rëndësishme të skuadrës, mirëpo një ofertë rreth 50 milionë euro, mund t’i lëkund ata nga qëndrimi. /Lajmi.net/