Romela Begaj, me lotët që i rrjedhin dhe me dore mbi Kuran: Më vranë për së gjalli

Romela Begaj ka mbajtur një konferecë për shtyp me lot në sy.

Sport

02/03/2018 11:58

Romela Begaj ka mbajtur një konferecë për shtyp me lot në sy pak më parë duke u betuar se nuk kishte prekur asnjë substancë dopingu.

“Me vjen keq që kam lindur në një vend të botës së tretë dhe kam mundur një vend të botës së parë. Unë jam Romela Begaj që deri dje isha heroinë këtu dhe tani jam braktisur. Asnjë sportist në botë nuk hidhet kështu siç hidhet këtu sportisti. Kemi derdhur gjak për këtë flamur. Unë jam e gatshme të shkoj dhe të përballem me çdokënd, le të vijnë të më marrin kampione gjaku kur dhe ku të duan”., tha ajo.

“Pa ndihmën e askujt dhe pa lëmoshën e askujt kam arritur t’i sjell medalje Shqipërisë”., vijoi Begaj.