Romantiku Kanye West

Kim Kardashian e ka definuar të fejuarin e saj aktual, Kanye West si njeriun më të ëmbël që e ka takuar ndonjëherë. Ylli i televizionit dhe reperi janë prindër të të voglës North West, ndërsa janë të gatshëm të martohen. “Ai me të vertetë është më i miri. Është personi më romantik dhe i ëmbël…

ShowBiz

12/12/2013 17:00

Kim Kardashian e ka definuar të fejuarin e saj aktual, Kanye West si njeriun më të ëmbël që e ka takuar ndonjëherë. Ylli i televizionit dhe reperi janë prindër të të voglës North West, ndërsa janë të gatshëm të martohen. “Ai me të vertetë është më i miri. Është personi më romantik dhe i ëmbël që e kisha takuar ndonjëherë në jetë”, deklaroi Kardashian për ‘E! News’.

Kim gjithashtu e ka përshkruar Westin si njeriun e mijëra befasive, kështu që nuk do të surprizohej nëse reperi ia propozon martesën në një moment të papritur.

“Për momentin nuk kemi ndonjë plan, por ai është një top që të befason gjithmonë. Kështu që, kurrë nuk i dihet”, përfundoi Kardashian, e njohur për të pasmet e saj të bujshme.