Romagnoli transferohet nesër te Milani

Milani nesër pritet të zyrtarizojë transferimin e lojtarit të Romës, Alessio Romagnolin.

Merkato

09/08/2015 21:58

Milani është pranë që të bëj goditjen e radhës gjatë kësaj merkatoje.

Kjo pasi që rosonerët pritet që nesër të zyrtarizojnë transferimin e mbrojtësit të Romës, Alessio Romagnolin.

Italiani konsiderohet një talent mjaft i madh i cili premton shumë gjëra të mira për të ardhmen.