Romagnoli për testet mjekësore te Milan

Mbrojtsi i talentuar italian, Alessio Romagnoli do t'i kryej testet mjekësore sot para se ta kompletoj kalimin te Milan.

Sport

11/08/2015 11:11

Kjo është konfirmuar nga vetë Rosonerët, por edhe nga skuadra e Romës e cila më në fund pranoi ofertën për largimin e talentit nga skuadra.

Milan do të paguajë 25 milionë euro dhe kjo shumë mund të rritet deri në 30 milionë, por kjo varet nga performancat e lojtarit.

20 vjeçari ishte shumë i kërkuar veçanarisht nga trajneri Sinisa Mihajlovic dhe shkaku i insistimit të këtij të fundit ai ndodhet në San Siro.