Romagnoli ka një premtim për tifozët e Milanit

Alessio Romagnoli ka përgjegjësi të reja si kapiten i Milanit.

Sport

17/08/2018 07:21

Alessio Romagnoli ka bërë një premtim për tifozët e Milanit.

Mbrojtësi u emërua kapiten i ri i “Rossonerëve” pas largimit të Leonardo Bonuccit. Andaj, ai ka premtuar se do të synojë ta nderojë shiritin e kapitenit, përcjell “lajmi.net”.

“Dua ta nderoj shiritin e kapitenit në Milan”, deklaroi Romagnoli për mediat italiane.

Romagnoli do të ketë përgjegjësi të reja në ekip që ka sjellë përforcime të mëdha gjatë këtij afati kalimtar të verës. /Lajmi.net/