Roma zbulon ofertën e fundit për Mahrezin

Roma ka treguar ofertën e fundit për transferimin e yllit të Leicesterit, Riyad Mahrez, dhe nëse nuk pranohet do të shikojë opsionet tjera.

Sport

29/07/2017 16:01

Mediat italiane raportojnë se Roma ka gati 40 milionë euro për anësorin e Leicesterit. Oferta e parë e klubit italian ishte refuzuar.

“Nuk po punojmë vetëm në një emër”, është shprehur Monchi.

“Është logjike që kemi opsione të ndryshme. Rasti i Mahrezit është publik, me të tjerët s’ka ndodhur. Kemi bërë dy oferta, e dyta është fer dhe jemi ndalur. Është e vërtetë se kjo mund të jetë e fundit për të, pasi po shqyrtojmë edhe mundësitë tjera”, eshte shprehur ai.