Roma zbulon ‘kurdisjen’ e shortit në Ligën e Kampionëve – Lajmi.net
Roma zbulon ‘kurdisjen’ e shortit në Ligën e Kampionëve
Autori: Lajmi.net Liga e KampionëveSport 15:27, 13 April 2018
Gabimi në faqen e internetit u korrigjua shumë shpejt, por jo mjaftueshëm sa për të mos u parë nga shikues të ndryshëm, që me rrëmbim të madh i bënë foto faqes, për përballjen që sipas publikimit do të zhvillohej më 2 maj.

Një ditë përpara hedhjes së shortit të Champions League, në Nion të Zvicrës, ekipi i Romës kishte publikuar në faqen zyrtare të internetit nisjen e shitjes së biletave të gjysmëfinales që do të zhvillonte me…Liverpoolin.

Verdhekuqtë italianë u kualifikuan mes 4 më të mirëve të kompeticionit më prestigjioz për klube në Europë, për herë të parë në historinë e tyre, pas një përmbysjeje të befasishme ndaj Barcelonës. E duket se entuziazmi i tyre ka qenë kaq i pakufijtë, saqë t’iu ofronin mbështetësve të tyre mundësinë e blerjes së biletave të takimit në “Olimpico” ndaj ekipit të drejtuar nga Jurgen Klopp, që prej mesnatës së të enjtes.

Gabimi në faqen e internetit u korrigjua shumë shpejt, por jo mjaftueshëm sa për të mos u parë nga shikues të ndryshëm, që me rrëmbim të madh i bënë foto faqes, për përballjen që sipas publikimit do të zhvillohej më 2 maj.

Fakt është se, edhe pas shortit të hedhur këtë të premte në Nion të Zvicrës, Roma “peshkoi” sërish Liverpoolin, ndërsa kampionët e dyfishtë në fuqi të Europës, Reali i Madridit do të ndeshet me gjigantët bavarezë të Bayern Munchen, në gjysmëfinalen tjetër.

Nxitimi i drejtuesve të klubit roman “çoi ujë” në “mullirin” e atyre që merren me teori konspiracioni, që gjithsesi ngrejnë dyshime edhe se diçka mund të ketë të vërtetë në këtë mes, transmeton “TCH”.

Edhe vitin e kaluar, e përditshmja spanjolle “AS” shkruante se UEFA kishte përdorur trukun e “goglës së nxehtë” për të shmangur një finale tërësisht spanjolle. Ndërsa në vitin 2016 u ngritën dyshime mbi legjendën braziliane, Roberto Carlos, kur ai u ngarkua me përzgjedhjen e ekipeve që ishin vendosur në vazon e katërt të shortit për fazën e grupeve të Championsit. Ai u kap nga kamerat e televizioneve teksa përzgjidhte një gogël, e mbante për pak sekonda në dorë, e më pas e hidhte atë për të përzgjedhur një tjetër.


Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO