Roma synon shërbimet e yllit të Barcelonës

Skuadra e Romës duket se ka filluar përgatitjet për afatin kalimtarë të janarit.

Sport

19/11/2018 12:27

Romakët po konsiderojnë që në janar të kryejnë një lëvizje për të siguruar shërbimet e Rahinha, raporton “Corriere dello Sport”, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi brazilian ka kaluar gjysmën e sezonit të kaluar tek Inter, dhe ishte afër që të arrinte marrëveshje permanente me skuadrën italiane, por në fund mbeti tek Barcelona.

Meqë aty po vazhdojnë vështirësitë e tij Rafinha me gjasë do të kërkojë largimin qysh në merkaton e ardhshme. Këtë e ka nuhatur drejtori sportiv i Romas, Monchi, i cili duket se ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit.

Pritet që për mesfushorin të ketë interesim të madh, prandaj pritet që Roma të hasë në konkurrencë të madhe . /Lajmi.net/