Roma, s’ke ku ikë

Roma ka hyrë në histori si vetëm skuadra e dytë që ka arritur të fitojë nëntë ndeshjet e para në fillim të një sezoni në Serie A, dhe kryeson në renditje me pesë pikë më tepër se Napoli dhe Juventus. Por, nisma e furishme e Giallorossëve nuk e brengos sulmuesin e Juventusit, Carlos Tevez i…

Sport

28/10/2013 11:23

Roma ka hyrë në histori si vetëm skuadra e dytë që ka arritur të fitojë nëntë ndeshjet e para në fillim të një sezoni në Serie A, dhe kryeson në renditje me pesë pikë më tepër se Napoli dhe Juventus.

Por, nisma e furishme e Giallorossëve nuk e brengos sulmuesin e Juventusit, Carlos Tevez i cili realizoi njërin nga golat me të cilët Bianconerët fituan ndaj Genoas 2-0 të dielën.

“Kampionati është ende i gjatë, mungojnë edhe shumë ndeshje. Mendoj se jemi duke luajtur shumë mirë, rrugëtimi është ende i gjatë”, deklaroi Tevez për Sky Calcio.

Ylli argjentinas erdhi në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Manchester City dhe menjëherë është shndërruar në një prej futbollistëve kryesor te gjiganti torinez.

“Unë lider? Jo, të gjithë jemi lider, e gjithë skuadra është lider. Jemi duke luajtur me intensitetin e duhur, e dinim se do të ishte vështirë”, përfundoi Tevez.