Roma sjell lajmin e madh për Alissonin

Alisson nuk ka një klauzolë largimi që do të thotë se çmimin do ta vendosë klubi në rast të ofertave konkrete.

Sport

10/03/2018 13:18

Interesimi i disa klubeve nga Premier League dhe zërat për një klauzolë jo të lartë kanë detyruar drejtorin sportiv të Romës të sqarojë situatën kontraktuale të portierit Alisson.

Sipas Monchit, gardiani brazilian nuk ka një klauzolë largimi që do të thotë se çmimin do ta vendosë klubi në rast të ofertave konkrete ndërsa shtoi se Alisson ka edhe 4 vite të tjera kontratë me Romën.

Për Alisson janë Liverpool e Manchester United që kanë shfaqur interes por edhe Atletico Madrid e shikon si pasuesin e mundshëm të Jan Oblak.