Roma shënon fitore të lehtë në shtëpinë e Spalit

Roma është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi i rëndësishëm te skuadra e Spal.

Sport

21/04/2018 16:53

Në kuadër të xhiros së 34-të, Roma ka mposhtur 0-3 në udhëtim Spalin, për të bërë një hap të rëndësishëm në garën për Ligën e Kampionëve.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Vicari në minutën e 33’-të të ndeshjes, i cili me një autogol i dhuroi epërsinë Romës.

‘Giallorosët’ në pjesën e dytë shënuan edhe dy gola, përmes Nainngolan dhe Schick.

Kjo fitore e rendit Romën në vendin e tretë me 67 pikë./Lajmi.net/