Roma rikthehet në -8

Roma mposhti Fiorentinën me rezultat minimal 1:0 dhe u rikthye në disavantazh prej tetë pikësh ndaj liderit Juventus. Mesfushori Radja Nainggolan shënoi golin e triumfit të Giallorossëve.


Sport

20/04/2014 00:03

Roma nuk dorëzohet. Giallorossët fituan në udhëtim te Fiorentina me rezultat 1:0 dhe u rikthyen në disavantazh prej tetë pikësh ndaj liderit Juventus.

Skuadra e trajnerit Rudi Garcia fitoi në një stadium të nxehtë si ai në Artemio Franchi, kundër një skuadre që si vendase ka ditur të mposht shumë kundërshtarë përfshirë Bianconerët.

Mirëpo, Roma i mposhtu me rezultat minimal falë golit nga mesfushori Radja Nainggolan në minutën e 26-të. Vendasit u munduan të kundërpërgjigjën në kërkim të golit të barazimit, por nuk ia dolën.

Giallorossët rikthehen në tetë pikë disavantazh ndaj Juventusit, katër xhiro para përfundimit të sezonit në Serie A.