Roma refuzon Casillasin

Roma nuk është e interesuar për transferimin e portierit të Real Madridit, Iker Casillas, në rast se ai vendos të largohet nga Santiago Bernabeu, në fund të këtij sezoni.

Sport

23/05/2015 10:38

Iker Casillas nuk do të jetë portier i ri i Romës.

Sipas të përditshmes italiane “Il Tempo”, përfaqësuesit e klubit nga Olimpico kanë refuzuar mundësinë e fillimit të negociatave me kapitenin e Real Madridit.

Kjo për faktin se Casillas nuk e bind Romën, është 34-vjeç dhe ka pagë prej gati 7 milionë eurosh në vit.

Për sezonin e ardhshëm, “Giallorossët” janë të fokusuar tek transferimi i portierit të Interit, Samir Handanovic.