Roma perfekte

Roma mposhti rivalin e qytetit Lazio me rezultat 2-0 dhe ruajti bilancin perfekt pas katër xhirosh në Serie A. Giallorossët i dhanë fund serisë negative në ‘derbin e Romës’ duke shënuar fitoren e parë ndaj Lazios pas pesë ndeshjesh në të gjitha garat. Mbrojtësi i krahut të majtë Federico Balzaretti e kaloi Romën në epërsi…

Sport

22/09/2013 16:00

Roma mposhti rivalin e qytetit Lazio me rezultat 2-0 dhe ruajti bilancin perfekt pas katër xhirosh në Serie A.

Giallorossët i dhanë fund serisë negative në ‘derbin e Romës’ duke shënuar fitoren e parë ndaj Lazios pas pesë ndeshjesh në të gjitha garat.

Mbrojtësi i krahut të majtë Federico Balzaretti e kaloi Romën në epërsi pas pak më tepër se një orë lojë, kurse fitoren e ekipit të Rudi Garcias e vulosi përforcimi i ri Adem Ljajic konkretizoi penalltinë në minutën e fundit.

Lazio e përfundoi ndeshjen me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të mbrojtësit Andre Dias në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, Roma kalon në krye të renditjes me 12 pikë, kurse Lazio mbetet në kuotën e 6 pikëve.