Roma në kërkim të mesfushorit të Besiktas

Roma si duket ka vendosur për lëvizjen e radhës në afatin kalimtar dimëror.

Sport

05/01/2019 19:13

“Football Italia”raporton se skuadra nga kryeqyteti i Italisë janë duke u interesuar për shërbimet e mesfushorit të Beisktas, Oguzhan Ozyakup, transmeton lajmi.net.

Thuhet se 26 vjeçari veçse është pajtuar për një kalim në “Olimpico” dhe mbetet të arrihet marrëveshja me skuadrën.

Ozyakup ka thënë se do të kishte dëshirë të luante krahas bashkëvendasit të tij, Cengiz Under.

Për një ofertë zyrtare thuhet se Roma duhet të ofrojë rreth 10 milionë euro në mënyrë që të ketë sukses.

Ozyakup kishte kaluar disa kohë edhe në Arsenal, kur ishte i ri, në akademinë e “gunners”. /Lajmi.net/