Roma mund ta zë Juventusin

Rudi Garcia insiston se Roma është ende në garë për titull të kampionit në Serie A, përkundër barazimin pa gola, 0:0 mbrëmë ndaj Interit. Rezultati nënkupton se Giallorossi tash janë tetë pikë prapa Juventusit, por ky avantazh i Bianconeri mund të shkojë në 11 pikë, nëse ata e mposhtin sonte Milanin në San Siro. “A…

Sport

02/03/2014 08:30

Rudi Garcia insiston se Roma është ende në garë për titull të kampionit në Serie A, përkundër barazimin pa gola, 0:0 mbrëmë ndaj Interit.

Rezultati nënkupton se Giallorossi tash janë tetë pikë prapa Juventusit, por ky avantazh i Bianconeri mund të shkojë në 11 pikë, nëse ata e mposhtin sonte Milanin në San Siro.

“A mund ta mbyll Juve çështjen e titullit sonte? Jo, ka ende shumë lojë për t’u luajtur, kështu që ende asgjë nuk ka marrë fund. Do ta shohim se çka do të ndodh”, deklaroi trajneri francez pas ndeshjes.

Sa i përket ndeshjes së mbrëmshme, 50 vjeçari thotë se ekipi kryeqytetas ishte më i mirë në pjesën e dytë, pas disa ndryshimeve që bëri ai.

“Interi luajti më mirë në 30 minutat e pjesës së parë, ndërsa ne ishim më të mirë pas disa ndryshimeve që i vëmë. Ishte pozitive ta shihnim një kualitet të lartë në pjesën e dytë. Kur nuk mund ta menaxhojmë fitoren, ajo që së paku duhet ta bëjmë është të mos humbim, sikur mbrëmë”, vazhdoi ai.

Garcia refuzoi ta komentojë incidentin e ndodhur gjatë lojës, kur Daniele De Rossi duket se e goditi Mauro Icardin në fytyrë, gjatë pjesës së dytë, por që gjyqtari nuk e pa këtë rast.