Roma mposht edhe Milanin

Roma fitoi ndaj Milanit me rezultat 2:0 në Olimpico dhe ndali serinë pozitive të Rossonerëve. Miralen Pjanic dhe Gervinho shënuan golat e triumfit të Rossonerëve.

Sport

25/04/2014 23:38

Roma mposhti Milanin 2:0 në Olimpico në ndeshjen e parë të xhiros së 35-të në Serie A.

Giallorossët ndalën serinë prej pesë fitoreve të njëpasnjëshme të Rossonerëve duke i gjunjëzuar në kryeqytetin italian, dhe u rikthyen në pesë pikë disavantazh ndaj liderit Juventus, që viziton Sassuolon të hënën.

Miralem Pjanic realizoi një gol të bukur duke kaluar Romën në epërsi pak para përfundimit të pjesës së parë.

Kurse, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Gervinho e dyfishoi avantazhin e vendasve në minutën e 65-të duke vulosur triumfin e Romës dhe humbjen e Milanit.