Roma mendon shkarkimin e Di Francescos, e gjen menjëherë pasuesin e tij

Eusebio Di Francesco po kalon ditët e fundit në krye të Romës.

Sport

24/09/2018 17:28

Trajneri 49 vjeçar po rrezikon seriozisht shkarkimin nga skuadra e Romës, shkaku i rezultateve jo të mira.

‘Corriere dello Sport’ raporton se drejtuesit e Romës i kanë dhënë afat edhe dy ndeshje ish trajnerit të Sassuolos, përcjell lajmi.net.

Në rast dështimi për të marrë pikët e plota në këto dy ndeshje, Di Francesco do të largohet nga Roma.

Sipas kësaj medie, emri më i përfolur për të zënë vendin e Di Francescos, është Antonio Conte, ish trajneri i Chelsea./Lajmi.net/