Roma me transferim nga Manchester United

Është skuadra e Romës që po monitoron situatën e 27 vjeçarit te skuadra angleze e Jose Mourinhos.

Sport

11/11/2017 17:40

Mateo Darmian mund të rikthehet në Serie A.

Mbrojtësi italian, mund të largohet nga Manchester United verën e ardhshme, për t’u rikthyer në futbollin italian.

Është skuadra e Romës që po monitoron situatën e 27 vjeçarit te skuadra angleze e Jose Mourinhos.

Janë mediet italiane që gjatë ditës së stome kanë raportuar për interesimin e Romës, për ish mbrojtësin e Torinos.

Darmian, Manchester Unitedit iu bashkua në verën e vitit 2015 nga Torino, dhe që nga ajo kohë, ka regjistruar 49 paraqitje dhe ka shënuar vetëm një gol.

Nëse dështon arritja e një marrëveshje me Manchester United, Roma do të shikojë nga Barcelona, për Aleix Vidal./Lajmi.net/

YouTube player