Roma me transferim nga Borussia Dortmund
Një yll i Borussia Dortmund mund të përforcojë Romën në afatin kalimtar dimëror.
Sport
Roma kanë kontaktuar Borussia Dortmundin për një lëvizje të mundshme për mesfushorin Julian Weigl, raporton Calcio Mercato, përcjell ‘lajmi.net’.
Skuadra e Serie A e po kërkon të huazojë 23 vjeçarin, i cili nuk po ka shumë minuta te Dortmund nën drejtimin e trajnerit Lucien Favre, ku deri më tani ka realizuar vetëm tri paraqitje.
Për Julian Weigl, ka interesim edhe nga Milan, por të cilët prioritet e kanë mesfushorin e Chelsea, Cesc Fabregas.
Weigl është pjesë e Dortmundit që nga viti 2015, dhe deri më tani ka regjistruar 85 paraqitje në Bundesligë, duke shënuar vetëm një gol./Lajmi.net/